Kaka kthehet në stërvitje

dardanmiftari | Saturday, February 21, 2009 | 0 Komente

"Calciomercato" njofton se superyllli i Milanit, Kaka, gjatë të premtes ka marrë pjesë në stërvitjet e fundit të Rossonerëve para ndeshjes kundër Cagliarit, e cila do të zhvillohet të dielën në San Siro.
Braziliani ishte lënduar në përballjen me Regginan, duke munguar kështu në miqësoren Brazil-Itali, pastaj në derbin e qytetit kundër Interit, si edhe në ndeshjen e parë kundër Werder Bremenit në Kupën UEFA. 26-vjeçari ishte në gjendje ta përfundojë gjysmën e seancës stërvitore të premten, për të vazhduar me ushtrimet specifike. Njoftimet pranë Rossonerëve pohojnë se Kaka mund të jetë në bankën rezervë në ndeshjen e fundjavës kundër Cagliarit, ose ndoshta Ancelotti do ta pushojë për të qenë i gatshëm në ndeshjen kthyese të Kupës UEFA kundër Werderit që do të luhet në San Siro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...