Laporta kritikon taktikat e Espanyolit pas humbjes

dardanmiftari | Sunday, February 22, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dëshiron që lojtarët e tij ta harrojnë sa më shpejt humbjen e mbrëmshme ndaj Espanyolit.
“Kemi luajtur shumë me nguti, por duhet ta harrojmë këtë rezultat sa më shpejt që është e mundur dhe të rikujtojmë atë çfarë kemi bërë gjatë gjithë sezonit”, ka thënë Laporta. “Nuk mund të jemi edhe aq të qetë. Sot ishim ekipi më i mirë, por gjërat nuk shkuan siç i planifikuam”, ka shtuar presidenti i klubit katalanas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...