Ferguson: Premierligës i mungon Mourinho

dardanmiftari | Sunday, February 22, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson duke folur para ndeshjes së radhës së Ligës së Kampionëve thotë se Premierligës i mungon trajneri i Interit, Jose Mourinho.
“Kam kaluar mirë me Jose dhe kur ai u largua nga Chelsea ishte një humbje e madhe për futbollin anglez. A do të doja ta shoh sërish këtu? Po, por ai duhet të ngutet pasi nuk më ka mbetur edhe shumë kohë. Ndoshta mund të përfundojë sërish në Chelsea, kush e di”, thotë Ferguson “Kam pasur kënaqësinë derisa i kam ndjekur intervistat e tij në televizion. Ai ishte shumë i mirë. Ai ishte kryelartë dhe me vetëbesim dhe ishte shumë i mirë për ndeshjen tonë pasi ishte një karakter i vërtetë”. “Jose ka qenë këndej për të na parë si luajmë disa herë së fundi dhe ai më vizitoi mua për një pije pasi luajtëm me Chelsean dhe ishte në një formë të shkëlqyeshme. Nuk mund t’ia mohoni sukseset njeriut”, ka përfunduar Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...