Reina dëshiron ta mposhtë Realin për Barcelonën

dardanmiftari | Sunday, February 22, 2009 | 0 Komente

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, thotë se për shkak se ai është i lidhur me Barcelonën, dëshiron ta mposhtë rivalin e radhës të Ligës së Kampionëve, gjatë ndeshjes së kësaj jave.
“Kam qenë një tifoz i Barcelonës pasi ishte një ekip i babait tim, andaj do të ishte vërtet e veçantë për mua nëse e eliminoj Realin nga Liga e Kampionëve”, ka thënë Reina. “Jam i bindur se do të arrijmë në çerekfinale. Gara ka qenë shumë e mirë për ne në vitet e fundit dhe dëshirojmë që ky sukses të vazhdojë”. “Çdo lojtar ëndërron të luajë në ndeshje të mëdha dhe në fushat më të mira dhe sigurisht që kjo është një prej tyre. Kam shumë miq në Real, si Sergio Ramos dhe Iker Casillas. Të gjithë jemi të afërt, por kjo nuk më ndalon të dëshiroj rundin e ardhshëm me Liveproolin”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...