Milan dhe LA Galaxy merren vesh për Beckham

dardanmiftari | Monday, February 16, 2009 | 0 Komente

Sipas "SkySport24", avokatët e David Beckham dhe të skuadrës LA Galaxy kanë arritur marrëveshje për prishjen e kontratës me skuadrën nga MLS, ndërsa tani mbetet që Milani të nënshkruajë një marrëveshje me anglezin.
Qëndrimi i Beckhamit te Milani duket gjithnjë më i afërt, pasi që “SkySport24” njofton se dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për ta realizuar transferimin. Mesfushori 33-vjeçar, i cili është i huazuar te Rossonerët deri më 9 mars, vazhdimisht ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në San Siro, dhe falë formës së mirë që ka treguar që nga ardhja e tij, drejtuesit Milanit kanë vendosur që ta mbajnë më gjatë. Tashmë duket se dy skuadrat kanë arritur marrëveshje, ndërsa e vetmja që mbetet për t’u finalizuar është marrëveshja e Beckhamit me Milanin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...