Kombëtarja U-21 nis grumbullimin anti-Moldavi

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

Ne ndeshjjen e pare, Shqiperia fitoi 4-3 me Moldavine, por me Artan Bushatin ne bankine Ekipi Kombëtar U-21 të Shqipërisë nisi grumbullimin, në prag të ndeshjes së fundit te eliminatoreve të Euro 2013, ajo kundër Moldavisë në Kishiniev.

Rezidenca për kuqezinjëve të Shpresave është përsëri “Resort Tropikal”, në Durrës.

Trajneri Skënder Gega ka thirrur këta lojtarë: portierë Stivi Frashëri dhe Xhino Sejdo. Futbollistë të tjerë janë: Geri Likaj, Agonit Sallaj, Alfred Deliallisi, Albi Dosti, Mërgim Bajraktari, Bruno Dita, Elvis Premçi, Shpend Matoshi, Gjelbërim Taipi, Gers Delia, Idriz Batha, Bekim Balaj, Armando Vajushi, Mërgim Brahimi, Arbnor Fejzullahu, Vasil Shkurtaj, Edon Hasani.

Shqipëria ka grumbulluar pesë pikë nga shtatë ndeshjet e para, duke fituar me Moldavinë (4-3), barazuar 2-2 me Portugalinë dhe 0-0 me Rusinë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...