Parashikim: Real Madrid – Barcelona

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

Sonte me fillim nga ora 22:30 do ta mësojmë edhe fituesin e Superkupës spanjolle.

Përballë do vihen sërish dy gjigantët e futbollit botëror në garë për trofeun e parë këtë sezon. Pas ndeshjes së parë,Barcelona ka avantazhin me rrezultat 3-2 që nuk mund t’i sigurojë asgjë e sidomos,kur kjo ndeshje do zhvillohet në Bernabeu.

Dy trajnerët,por dhe lojtarët u treguan optimist para takimit duke deklaruar se gjithçka mbetet e hapur dhe se ndeshja do jetë tejet e vështirë për të dy palët. Reali në këtë super-sfidë vije pas humbjes nga klubi madrilien,Getafe me rrezultat 2-1,kurse kataluansit pas fitores në Pamplona 2-1 ndaj Osasuna.

Derisa Barcelona realizoi dy transfere gjatë këtij afati kalimtar veror,lëvizjen e parë e ka kryer edhe strategu i mirënjohur,Jose Mourinho që për 42 milionë euro ka transferuar mesfushorin kroat,Luka Modric.

Edhe Bastet kanë dhënë parashikimet e tyre dhe më e favorizuar ka dalë skuadra e Tito Vilanoca që kuotohet me 2.30 euro,kurse Real Madridi me 2.50 euro [Barazimi: 3.50 euro].

Lajmet për lëndimet te Real Madridi janë mjaft të mira,pasi Los Blancos i kanë gati të gjithë lojtarët për të startuar në këtë ndeshje.

Lajmi më i mirë mbetet rikthimi i mbrojtësit portugez,Pepe i lënduar në ndeshjen ndaj Valencias.Ai mungoi në ndeshjen e parë e zhvilluar në Nou Camp.

Në sulm pritet të startoj Karim Benzema,kurse dilema e Mourinhos do jetë padyshim mesfusha ku Khedira,Lassana Diarra dhe Luka Modric do luftojnë për vendin e parë në 11-shen startuese.

Barcelona mund të fillojë duelin pa kapitenin legjendar,Carles Puyol i cili u lëndua ndaj Osasunas,por pavarsisht asaj aai është ftuar për duelin e sotëm. Xavi dhe Pedro Rodriguez pritet të startojnë te katalunasit,pasi Fabregas nuk ka aspak form të mirë në ndeshjet e para.

Kurse i transferuari nga Arsenal,Alex Song sipas gjitha gjasave sërish do ta shikoj tërë ndeshjen si rezervistë.

Formacionet e mundshme



Dikur e kishim Ronaldo – Messi,por dueli i sotëm do jetë mesfusha ku përballë do i vëjmë dyshen,Ozil dhe Xavi Hernandez.

Ozil lojtar tepër i rëndësishëm për Realin,por deri tash nuk ka treguar shumë në El Clasico përveq duelit të fituar 2-1 nga Reali në Camp Nou.Mesfushori turk,por me nënshtetësi gjermane ishte figurë ”tragjike” edhe në ndeshjen ndaj Getafe ku nga afërsia dhe pa portier goditi shtyllën.

Megjithatë Mourinho i beson atij dhe pritet që sonte Ozil të shkëlqej. Xavi si Xavi,gjithmonë në formë dhe kurrë nuk merrë asnjë vërejtëje nga askush.I qetë dhe organizator fenomenal së bashku me Iniesta.

Realizoi gol ndaj Real Madridit në ndeshjen e fundit dhe padyshim ishte një nga më të mirët.Ai sonte besohet se do ta mbaj shiritin e kapitenit dhe do jetë padyshim yll i ndeshjes./lajmesport.com

Real Madrid 2 - 2 Barcelona

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...