Hettrik i Gerrard në fitoren e Liverpoolit

dardanmiftari | Tuesday, March 13, 2012 | 0 Komente

Teksa emocionet ishin të zhvendosura në Ligën e Kampionëve, në Anfield u zhvillua takimi i vlefshëm për Ligën Premier mes Liverpoolit dhe Evertonit, të cilin e fituan The Reds.

Liverpooli kishte dominimin në sfidë nga fllimi, por goli erdhi pas gjysmë ore lojë. Steven Gerrard shënoi (34’) për 1-0.

Ishte ikona e Liverpoolit që dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë pas asistimit të Suarez (51’), kurse Gerrard realizoi hettrikun në minutën e fundit për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Liverpooli ka 42 pikë në vendin e shtatë, dhjetë pikë më pak se sa Arsenali që është në vendin e katërt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...