Bayerni deklason Baselin (VIDEO)
Bayerni i Munichut i ka mbajtur mësim Baselit se si luhet futbolli, duke u kuailfikuar në çerekfinale pas fitores prej 7-0 në Allianz Arena.
Bavarezët që nga fillimi dominuan dhe në asnjë moment nuk rrezikuan kualifikimin.
Pas 11 minutash lojë ishte Arjen Robben ai që hapi serinë e golave për 1-0, para se edhe Thomas Muller (42’) dhe Mario Gomez (44’) të shënojnë për 3-0 dhe rezultatin e pjesës së parë.
Në vazhdim të takimit shkëlqen Mario Gomez. Sulmuesi gjerman shënoi edhe tri herë të tjera (50’, 61’ dhe 67’) për 6-0, duke kompletuar katër golëshin e tij.
Golin e fitores për 7-0 e shënoi Arjen Robben (81’), i cili kualifikoi bavarezët me rezultat të përgjithshëm 7-1, duke u konfirmuar edhe njëherë si favorit për ta fituar këtë garë.
Category: Futboll
0 Komente