Milan nuk mban hapin
Skuadra e Milanit ka barazuar në San Siro përballë skuadrës së fundit në tabelë, Reggina, duke u larguar edhe më shumë nga rivali i qytet, Inter, që mban kreun e tabelës.
Rossonerët u treguan të pafuqishëm përballë Regginës, skuadër e cila hapi rezultatin në pjesën e parë të takimit (33’), me një gol të Davide Di Gennaros, i cili e mposhti Abbitain, pas një krosimi të Costas. Vendasit arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Leite Kaka, i cili shënoi nga pika e bardhë, pasi gjyqtari akordoi penallti pas një ndërhyrje në Paton. Ky gol ishte krejt çka bënë kuqezinjtë në këtë takim duke mos mundur ta mbajnë hapin me Nerazzurët, të cilët me fitoren kundër Lecces janë tetë pikë më larg se Milani. Rossonerët rrezikohen ta humbin edhe pozitën e dytë, pasi që Juventusi të dielën zhvillon takimin e javës së 23-të kundër Catanias, dhe konsiderohet favorit.
Category: Futboll
0 Komente