Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu ndërmjet kampionëve të Spanjës, Real Madrid, dhe skuadrës mysafire të Racing Santander, ka përfunduar me rezultat minimal prej 1-0 në favor të Mbretërve.
Los Merengues shfaqën lojë shumë më të mirë se kundërshtari i tyre duke dominuar në pjesën më të madhe të takimit. Të vetmin gol në ndeshje e shënoi argjentinasi Gonzalo Higuain, i cili pranoi një pasim me kokë të kapitenit Raul, për ta mposhtur portierin Tono (49'), i cili bëri disa intervenime të jashtëzakonshme në këtë takim. Me këtë fitore Los Blancos i afrohen skuadrës së Barcelonës në nëntë pikë diferencë, megjithëse Blaugranët të dielën e zhvillojnë ndeshjen e javës së 22-të kundër Sporting de Gijon, në të cilën ndeshje konsiderohen favoritë.
Category: Futboll
0 Komente