Napoli barazon përballë Bolognas
Skuadra e Napolit ka barazuar në takimin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio San Paolo përballë Bolognas me rezultat 1-1.
Napolitanët krijuan avantazhin në minutën e 20-të me golin e Christian Maggios, mirëpo vetëm tre minuta më pas (23’), golashënuesi më i mirë në Serie A për këtë sezon, Marco Di Vaio, barazoi rezultatin, dhe me këtë rezultat përfundoi takimi. Me një pikë të fituar Napoli ngjitet në pozitën e pestë me pikë të barabarta me Palermon, që të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së 24 si mysafir i Regginas. Më herët është zhvilluar edhe takimi tjetër i kësaj jave ndërmjet Lazios dhe Torinos, në Stadio Olimpico të Romës, që përfundoi me të njëjtin rezultat, 1-1. Mysafirët nga Torino kaluan të parët në epërsi me golin e Ignazio Abates (37’), ndërsa pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, për Lazion barazoi Sebastiano Siviglia.
Në ndeshjen kundër Lazios për 90 minuta luajti edhe mesfushori i Torinos, shqiptari me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemajli, i cili ka marrë notën më të lartë në këtë takim, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.
Category: Futboll
0 Komente