Neville zgjat kontratën

dardanmiftari | Friday, February 20, 2009 | 0 Komente

Pasi mesfushorët legjendarë të Manchester United, Paul Scholes dhe Ryan Giggs, i vazhduan kontrata e tyre edhe për një vit, trajneri Sir Alex Ferguson i ka ofruar kontratë të ngjashme edhe mbrojtësit veteran Gary Neville, i cili ka nënshkruar kontratën e re, e cila e mban në Old Trafford deri në qershor të vitit 2010.
“Manchester Unitedi është e vetmja skuadër për të cilën kam dashur të luaj, prandaj jam i ngazëllyer që kam nënshkruar edhe për një vit”, ka thënë 34-vjeçari Neville për faqen zyrtare të klubit. Ndërkohë, pas suksesit të arritur me zgjatjen e kontratave për veteranët e skuadrës, Ferguson ka shtuar: “Gary, Ryan dhe Paul janë shpirti i Manchester Unitedit, prandaj ne jemi shumë të gëzuar që Gary nënshkroi edhe për një vit”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...