Skuadra e Realit thuajse komplete kundër Betisit

dardanmiftari | Friday, February 20, 2009 | 0 Komente

Kampionët e Spanjës, Real Madrid, do të kenë një skuadër pothuajse komplete në përballjen e të shtunës kundër Real Betisit.
Trajneri Juande Ramos ka përfshirë në skuadrën e tij katërshen kryesore: Wesley Sneijder, Arjen Robben, Lassana Diarra dhe Guti. “Marca” ka njoftuar se katër yjet e Los Merengues i kanë tejkaluar problemet me lëndime dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu të shtunën mbrëma. Lista e plotë e lojtarëve të cilët do të jenë të gatshëm për Los Blancos në ndeshjen kundër Betisit: Casillas, Codina, Dudek, Pepe, Sergio Ramos, Cannavaro, Marcelo, Heinze, Metzelder, Miguel Torres, Sneijder, Lass, Robben, Guti, Gago, Raul, Saviola, Huntelaar, Higuain.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...