Sërish probleme për Aquilanin
Këtë fundjavë Roma udhëton në Bergamo ku do të ndeshet me Atalantan, ndërsa mesfushori italian, Alberto Aquilani, është në dyshim për këtë ndeshje, pasi nuk arriti ta përfundonte seancën e sotme stërvitore.
Aquilani ishte pjesë e përfaqësueses së Italisë, e cila u ndesh me Brazilin në Londër, dhe gjatë asaj ndeshje pësoi një lëndim, i cili mund t’i kushtojë me moslojë këtë javë.Giallorossët janë në pozitën e pestë në Serie A dhe dëshirojnë të sigurojnë një vend që çon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Category: Futboll
0 Komente