Zyrtare: Juventusi ia zgjat kontratën Seccos
Skuadra e Juventusit ka dëshmuar besimin që ka në drejtorin sportiv, Alessio Secco, duke ia zgjatur kontratën deri në vitin 2011.
“Juventusi ia ka zgjatur kontratën Alesso Seccos edhe për dy vite shtesë. Ai është drejtor sportiv në skuadër që nga viti 2006”, shkruan në faqen zyrtare të Juventusit.Secco ishte përgjegjës për sjelljen e Amaurit, Momo Sissokos dhe Christian Poulsen, ndërsa kohëve të fundit është kritikuar nga tifozët për zgjedhjet e tij. Megjithatë shefi ekzekutiv i Bianconerëve, Jean Claude Blanc, ka thënë fjalë të mira për të.“Gjatë kohës së tij këtu, Secco ka treguar kualitetet e tij si menaxher me profesionalizëm në rolin e drejtorit sportiv. Rinovimi i kontratës së tij do të kontribuojë në krijimin e stabilitetit më të madh drejt objektivave tona”, ka thënë Blanc për “Il Corriere Dello Sport”.
Category: Futboll
0 Komente