Balotelli nga minuta e parë kundër United?

dardanmiftari | Tuesday, March 10, 2009 | 0 Komente

Pas barazimit pa gola në Giuseppe Meazza kundër Manchester Unitedit, Interi do ta kërkojë golin në Old Trafford, pasi që një barazim me gola do t’i dërgonte zikaltrit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Për këtë arsye, trajneri Jose Mourinho ka vendosur që partner të Zlatan Ibrahimovic në sulm ta inkuadrojë të riun Mario Balotelli, njofton “Italpress”. Dyshja sulmuese shënuan nga një gol në përballjen e të shtunës kundër Genoas, kështu që trajneri i Nerazzurëve mendon se ata përshtaten më mirë në fushë dhe do të ishin më të rrezikshëm për portën e United, sesa dyshja Ibrahimovic-Adriano. Ndërkohë, problemet e Interit janë në mbrojtje, pasi që Cristian Chivu, Marco Materazzi dhe Nicolas Burdisso janë lënë jashtë për shkak të lëndimeve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...