Benitez i kënaqur me formën e Benayoun

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i ngazëllyer me formën e fundit të mesfushorit izraelit Yossi Benayoun.
“Kam biseduar me stafin tim për Yossi dhe të gjithë pajtohemi se ai ka luajtur shumë mirë së fundi. Kur arrini në këtë shkallë të sezonit, ndonjëherë lojtarët mund të lodhen, por në rastin e Yossi ai duket mirë dhe po ia del shumë mirë”, ka thënë Benitez. “Ai është një lojtar inteligjent i cili bën disa lëvizje të mira. Ai mund t’i mposhtë lojtarët, ai mund ta mbajë topin në mes linjave dhe është shumë i mirë për të gjetur mundësinë për pasimin e fundit”. “Ai mund të asistojë për lojtarët e tjerë dhe po ashtu mund të shënojë shumë gola. Siç thash ai është një lojtar me kualitete dhe inteligjencë loje. Ai mund ta ndryshojë lojën”, ka shtuar trajneri spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...