Schmeichel: Van der Sar është i veçantë

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel, thotë se Edwin van der Sar e ka dëshmuar veten si një prej portierëve më të mëdhenj.
“Për të qenë portieri i Manchester United, duhet të kesh disa kualitete bazike. Të bësh atë që ka bërë Ewin van der Sar, ta ruash portën e paprekur për 14 ndeshje, duhet të kesh diçka të veçantë”, ka shkruar Schmeichel në një artikull për Daily Mail. “Van der Sar një kohë ka qenë një prej portierëve më të mirë, sipas meje. Në shumë raste para se ai të arrijë në klub, e kam përmendur emrin e tij nëpër intervista dhe artikuj. Tash jam i gëzuar që ai është në këtë klub”, ka shtuar ish-portieri i Manchesterit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...