Cannavaro dëshiron të mbetet në Madrid

dardanmiftari | Saturday, March 07, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, thotë se dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu edhe në sezonin e ardhshëm.
Kapiteni i kombëtares së Italisë është duke i kaluar muajt e fundit tek kampioni i Spanjës. Ai shpesh është përfolur për një kalim në Serie A, tek Napoli, por edhe Real planifikon t’i ofrojë marrëveshje të re. “Synimi im, si edhe i familjes time, është të mbetem në Madrid. Kam biseduar për marrëveshjen e re me ish-presidentin Ramon Calderon, por tash gjërat janë ca më të komplikuara”, ka thënë Cannavaro. “Duhet të pres. Kur jeni para skadimit të marrëveshjes, agjenti juaj mund të negociojë edhe me ekipe të tjera, por për mua më mirë është këtu”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...