Juninho: Barca dhe Messi më të mirët

dardanmiftari | Saturday, March 07, 2009 | 0 Komente

Mjeshtri i gjuajtjeve të lira i Lyonit, Juninho, ka deklaruar se skuadra e Barcelonës dhe superylli argjentinas, Lionel Messi, janë më të mirët në botë.
“Ne zhvilluam ndeshje shumë të mirë në shtëpi, mirëpo i lejuam ata të shënonin gol në fushën tonë”. “Barcelona është skuadra më e mirë në Evropë dhe prandaj konsiderohen favoritë përballë nesh. Për më shumë, ata e kanë lojtarin më të mirë në botë sot, Lionel Messi”. “Lyoni është skuadra më e mirë në Francë, mirëpo nuk është lehtë të jesh më i miri në Evropë. Ne jemi pa dyshim në top-dhjetë skuadrat më të mira në Evropë, por ëndrra e klubit mbetet titulli i Ligës së kampionëve”, ka thënë Juninho për “Sport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...