Gattuso: Ne do ta mposhtnim sërish Unitedin

dardanmiftari | Thursday, March 19, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, i cili ka fituar tifozë anembanë botës me fjalët e tija të drejtpërdrejta dhe me përkushtimin e madh që ka në fushë, duke qenë i pranishëm në hapjen e një qendre sportive për fëmijë në qytetin e tij të lindjes, Schiavonea, afër Cosenzas, ka folur për uljen e pagave, për pozitën e Milanit dhe për Ligën e Kampionëve.
“Në kohë të këtilla, ulja e pagave mund të jetë një akt i domosdoshëm. Unë tashmë kam folur me Gallianin për këtë gjë dhe nëse klubi kërkon diçka nga unë, unë jam i gatshëm ta bëj”, është cituar mesfushori italian nga “Il Corriere dello Sport”. Duke folur për eliminimin e rivalëve të qytetit, Inter, nga Manchester Unitedi, Ringhio është përgjigjur: “Po të përballeshim me Mancheter Unitedin, ne do të fitonim. Liga e Kampionëve është gjithmonë e paparashikueshme, prandaj është jetësore për ne që të kthehemi në këtë garë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...