Italia, qetë dhe sigurt
Të zgjedhurit e Marcelo Lippit kanë shënuar fitore me rezultat prej 2-0, kundër përfaqësueses së Malit të Zi në Podgoricë, për të vazhduar garën kualifikuese për Kampionatin Botëror në kuadër të Grupit të Tetë.
Në minutën e 13-të u akordua penallti në favor të skuadrës mysafire, për shkak të prekjes së topit me dorë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit nga malazezët, ndërsa i saktë nga pika e bardhë u tregua Andrea Pirlo. Ishte kjo një mbrëmje me fat për Giampaolo Pazzinin, i cili shënoi golin debutues të tij për Italinë. Pirlo pasoi te Pepe, ndërsa ky i fundit e gjeti Pazzinin, i cili e mposhti Poleksicin (74’) duke shënuar golin e sigurisë për Azzurët. Nga ana tjetër, në takimet tjera të këtij grupi, Irlanda dhe Bullgaria kanë barazuar, 1-1, ndërsa Qiproja e ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 2-1.
Category: Futboll
0 Komente