Moratti i pasigurt rreth të ardhmes së Mourinhos

dardanmiftari | Tuesday, March 03, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se ai është i kënaqur me punën e Jose Mourinhos tek klubi italian, por pranon se nuk din se sa gjatë portugezi mund të mbetet aty.
Interi vazhdon të jetë lider në Serie A me shtatë pikë epërsi ndaj Juventusit, pavarësisht se barazoi në ndeshjen e fundit ndaj Romës. “Ne jemi të kënaqur që Mourinho punon me ne. Kur kuptova se ka mundësi ta angazhoj, menjëherë jemi përpjekur dhe jemi të kënaqur që ai pranoi”, thotë Moratti. “Nuk është me rëndësi sa ai do të qëndrojë këtu. Me rëndësi është që të fitojmë sa më shumë trofe gjatë kohës sa ai është këtu”, ka thënë më tej presidenti i nerazurëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...