Rossi: Lazio kërkon Kupën e Italisë

dardanmiftari | Monday, March 02, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Lazios, Delio Rossi, beson se ekipi i tij ka kapacitet për të fituar Kupën e Italisë.
Lazio iu rikthye fitoreve pas disa rezultateve zhgënjyese, duke mposhtur Leccen dhe Bolognën, fitore këto që kanë ngritur moralin e ekipit para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë përballë Juventusit, që zhvillohet nesër. “Po, Kupa e Italisë është një prej qëllimeve tona. Dua ta fitojmë atë, por do të isha i lumtur jo aq shumë për veti sa për klubin, fansat dhe lojtarët, pasi ata e meritojnë”, ka zbuluar Delio Rossi për Corierre dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...