Mourinho i kënaqur me Crespon

dardanmiftari | Monday, March 02, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se nuk ka probleme me Hernan Crespon pasi argjentinasi u fut në lojë si zëvendësues dhe shënoi për të barazuar në derbin e mbrëmshëm përballë Romës.
“Është e vërtet, nëse Ibra ishte i gatshëm, Crespo nuk do të ishte në stol dhe vendi i tij është marrë nga Balotelli. Jam shumë i kënaqur me të, pasi ai është një djalosh fantastik, një lojtar i cili e jeton këtë moment pa ditë për të ardhmen dhe jep gjithçka për Interin. Jam tepër i kënaqur me të”, ka thënë Mourinho.“Mund ta kisha dërguar në lojë Amantino Mancinin në të majtë dhe Marion në mesfushë me Adrianon, por e pashë që Balotelli po ia delte mirë në krah”, ka shtuar portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...