Ronaldo: Mund të fitojmë gjithçka

dardanmiftari | Monday, March 02, 2009 | 0 Komente

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, thotë se Manchester United mund të fitojë të pesë trofetë këtë sezon.
Ekipi i drejtuar nga Sir Alex Ferguson dje triumfoi në finalen e Kupës Carling, që është trofeu i dytë këtë sezon pas Kupës Botërore të Klubeve.Djajtë e Kuq po ashtu kryesojnë tabelën e Premierligës me shtatë pikë, janë në çerekfinale të Kupës FA dhe mund të kualifikohen për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nëse shënojnë fitore ndaj Interit në javën e ardhshme.“Është shumë vështirë të arrihet, por ne po mundohemi ndeshje për ndeshje. Gjithmonë kemi mundësinë të fitojmë gjithçka. Kemi fituar këtë kupë dhe tash nuk kemi shumë kohë për të festuar”, ka thënë Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...