Wenger: Përfundimi në top katërsh vital

dardanmiftari | Monday, March 02, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai nuk do të pranojë asnjë dështim në tentimin për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.
“E dini sa shumë dëshiroj të arrij në Ligën e Kampionëve. Për mua, kjo nuk është e rëndësishme, është jetësore. Por ju mund vetëm të luani ndeshjet tuaja dhe të përpiqeni t’i fitoni ato”, thotë Wenger. “Dua të jem në Ligën e Kampionëve pasi kjo është më e mirë ku mund të jem. Nëse jo, atëherë nuk do të jem i lumtur. Është e thjeshtë”, ka shtuar francezi. Arsenali, që gjendet në pozitën e pestë, gjatë vikendit barazoi pa gola ndaj Fulhamit, por këtë dështim të topçinjve nuk arriti ta shfrytëzojë Aston Villa (në pozitë të katërt), që po ashtu barazoi në fushë të vet ndaj Stoke Cityt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...