Redknapp: Manchesteri mund të fitojë shumë

dardanmiftari | Monday, March 02, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se Manchester United mund t’ia dalë t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, pasi Djajtë e Kuq mbrëmë triumfuan në finalen e Kupës Carling.
“Ata kanë shans të fitojnë shumë. Ata janë një ekip për t’u mposhtur, dhe kanë një skuadër fantastike”, ka thënë Redknapp. “Liga po shkon në favor të tyre. Nuk do të kishit vënë bast kundër tyre as në Ligën e Kampionëve. Ndërsa edhe në gjysmëfinale të Kupës FA do të ketë një përballje mes katër ekipeve të mëdha”, ka shtuar trajneri i Tottenhamit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...