NBA: Rockets marrin kreun e Jugperëndimit
Luis Scola ka shënuar pikët vendimtare kur kishin mbetur edhe 11.2 sekonda, për t’i dhënë fitoren si dhe vendin e parë në Divizionin Jugperëndimor, ekipit të Houston Rockets, që eliminon nga kreu ekipin e San Antonio Spurs.
Ron Artest shënoi 24 pikë për Rockets në fitoren 87-85 ndaj Spursave, që ishte fitorja e katërt radhazi për mysafirët, që tash kanë 47 fitore dhe 25 humbje këtë sezon. Tim Duncan shënoi 23 pikë, Tony Parker 22 pikë dhe 12 kërcime për Spurs, që mbeten një ndeshje e gjysmë prapa Houston Rockets, duke humbur edhe pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore.
Category: Basketboll
0 Komente