Tenis: Nadal tepër i fortë për Andy Murrayn
Tenisti i parë në botë, Rafael Nadal, ka dominuar ndaj numrit katër, britanikut Andy Murray, duke e mposhtur 6-1, 6-2, për të fituar kështu finalen e tretë të ATP, BNP Paribas Open.
Spanjolli tregoi një formë të shkëlqyer në një ditë të me erë në fushën kaliforniane Indian Wells, duke dalë fitues me rezultat të thellë në të dyja setet, dhe duke i dhënë fund dilemës rreth fituesit brenda 80 minutash. Kjo ishte fitorja e parë e Nadal ndaj skocezit, pas dy humbjeve ndaj tij në dy përballjet e mëhershme. Murray në çerekfinale të këtij turneu kishte eliminuar favoritin tjetër të turneut, tenistin e dytë në botë, zviceranin Roger Federer.
Category: Tenis
0 Komente