Toure dhe Iniesta dy javë jashtë fushe
Dy mesfushorët e Barcelonës, Yaya Toure dhe Andres Iniesta, janë lënduar në takimin e të dielës mbrëma kundër Malagas, të cilin Blaugranët e fituan me rezultat 6-0.
Këtë fundjavë dhe mesjavën e ardhshme, dy lojtarët kishin angazhime me përfaqësueset e tyre, mirëpo sipas raporteve të fundit, ata do të qëndrojnë së paku dy javë jashtë fushe. “Andres dhe Yaya kanë pësuar lëndime për shkak të të cilave do të qëndrojnë jashtë fushe në 15 ditët e ardhshme”, ka deklaruar trajneri i Barcës, Pep Guardiola.
Category: Futboll
0 Komente