Nistelrooy dëshiron të pajtohet me Fergusonin

dardanmiftari | Sunday, March 01, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi holandez, Ruud van Nistelrooy, ka thënë se ai dëshiron t’i normalizojë raportet me menaxherin e Manchester United, Sir Alex Ferguson.
Nistelrooy u largua nga United në vitin 2006, pasi u la jashtë finales së Kupës Carling, për të kaluar tek Real Madrid.“Mezi pres ta takoj sërish. Dua të flas me të dhe t’i rregullojmë raportet mes nesh. Pas aq shumë kohe nuk mund të besoj e as të kuptoj se pse ndodhi gjithë ajo. Pse duhej të bëhej kaq e madhe puna”, thotë Nistelrooy.“Mendoj se të dy jemi fajtor. Thjesht diçka shpërtheu mes nesh. Isha shumë i shqetësuar. Si profesionist nuk duhet të lidhesh shumë me klubin, por unë në këtë rast e bëra këtë gjë. Gjithçka ishte aq shumë personale”, ka përfunduar holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...