Vazhdon kriza e Milanit

dardanmiftari | Sunday, March 01, 2009 | 0 Komente

Ndeshja e zhvilluar të dielën në Stadio Ferraris, ndërmjet Sampdorias dhe Milanit, ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të skuadrës vendase.
Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë përballë skuadrës, e cila tashmë synim të vetëm e ka qëndrimin në njërën nga katër pozitat e para në tabelë. Sulmuesi italian Antonio Cassano i kaloi gjenovasit në epërsi (33’), ndërsa në fillim të pjesës së dytë (51’), Cassano asistoi te Giampaolo Pazzini, i cili e mposhti Abbiatin për ta dyfishuar epërsinë. Mysafirët nga San Siro nuk bënë asgjë, përveçse ngushtuan epërsinë dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja, ndërsa golashënues ishte Alexandre Pato. Me këtë humbje, Milani mbetet pesë pikë pas Juventusit që mban pozitën e dytë dhe ka dy pikë më tepër se Fiorentina që mban pozitën e katërt. Megjithatë duhet përmendur se shumë afër janë edhe Genoa dhe Roma, të cilët do të luftojnë deri në fund të sezonit për një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...