Villarreali në çerekfinale

dardanmiftari | Wednesday, March 11, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Villarrealit e ka siguruar vizën për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve duke e mposhtur ekipin grek Panathinaikos në Athinë, me rezultat 2-1.
Takimi i parë i zhvilluar në El Madrigal kishte përfunduar me rezultat 1-1, rezultat ky i cili favorizonte më shumë skuadrën greke, por Nëndetësja e Verdhë nuk mendoi kështu. Mysafirët krijuan avantazhin në minutat e para të pjesës së dytë (49’), ndërsa golashënues ishte Ariel Ibagaza.

Megjithatë vendasit reaguan shumë shpejtë dhe vetëm pas gjashtë minutash (55’) rikthyen ndeshjen në baraspeshë. Kualifikimin Villarrealit ia siguroi Joseba Llorente në njëzet minutat e fundit të takimit (70’) duke bërë që skuadra e tij të vazhdojë tutje në garën më prestigjioze evropiane të futbollit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...