Zyrtare: Donadoni trajner i Napolit

dardanmiftari | Wednesday, March 11, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Napolit ka konfirmuar se ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë, Roberto Donadoni, e ka zëvendësuar trajnerin e deritanishëm të Napolit, Edoardo Reja.
Humbja e fundjavës kundër Lazios, ishte ndeshja e nëntë e Napolit pa fitore, duke e detyruar presidentin Aurelio De Laurentiis që ta shkarkojë trajnerin. “I kemi ndarë rrugët me Edy Rejan dhe e kemi angazhuar Donadonin. Ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë, kur dihet roli i Rejas në pesë sezonet e fundit, gjatë të cilave ai e ka udhëhequr klubin nga Serie C deri në Kupën UEFA”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...