50 milionë euro nuk mjaftojnë për Villan

dardanmiftari | Sunday, April 19, 2009 | 0 Komente

Mësohet se Valencia, para dy javësh ka refuzuar një ofertë të Chelseat për sulmuesin kryesor David Villa, ndërsa arsyeja kishin qenë paratë e ofruara nga skuadra e Ligës Premier.
“The Observer” njofton se Blutë kishin bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për të fituar shërbimet e spanjollit, mirëpo Los Che janë shprehur të pakënaqur me këtë shifër. 27-vjeçari vazhdon të mbetet sulmuesi më i kërkuar në merkato dhe Valencia e futur në borxhe është e detyruar ta shesë atë, por siç duket do të mundohet të nxjerrë maksimumin e mundshëm nga kjo shitje. Për shërbimet e sulmuesit janë të interesuara një varg skuadrash duke filluar nga gjigantët Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe Liverpool, pastaj Atletico Madrid dhe Manchester City.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...