Cana përjashtohet në fitoren e Marseille

dardanmiftari | Sunday, April 19, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Olimpique de Marseille ka shënuar fitore të vështirë si mysafir i Lorientit me rezultat prej 2-1.
Vendasit krijuan avantazhin që në minutat e para të ndeshjes (7’) me anë të Kevin Gameiro dhe ky ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë. Mirëpo liderët e Ligës së Parë franceze arritën që në pjesën e dytë ta përmbysin rezultatin dhe të dalin fitues nga kjo përballje duke u distancuar katër pikë nga Lyoni që sot e zhvillon ndeshjen derbi kundër Bordeaux. Golat për mysafirët i shënuan Renato Civelli (59’) dhe Brandao (79’). Në këtë përballje gjyqtari tregoi dy kartonë të kuq, njërin prej të cilëve mori kapiteni i Marselles, mesfushori kosovar Lorik Cana (88’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...