Amauri: Dua të luaj kundër Interit

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Juventusit, Carvalho Amauri, planifikon që të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen derbi kundër Interit.
Braziliani e ka lënduar muskulin e kofshës dhe po qëndron qe disa javë jashtë fushe, ndërsa parapëlqen që ta tejkalojë afatin e caktuar nga mjekët dhe të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen kryesore të garës për Scudetto, e cila do të zhvillohet më 18 prill në Olimpico të Torinos. “Nëse gjithçka shkon kështu, besoj që javën e ardhshme do t’u bashkëngjitëm kolegëve të mi në stërvitje, ndërsa shumë shpejt do të jem në gjendje të luaj”. “Qëllimi im është që të jem i gatshëm për duelin kundër Interit, megjithatë më duhet të jem i kujdesshëm, sepse është shumë me rëndësi që të rikuperohem plotësisht”, ka thënë ish-sulmuesi i Palermos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...