Arsenali barazoi në El Madrigal

dardanmiftari | Tuesday, April 07, 2009 | 0 Komente

Arsenali ka arritur të nxjerrë një barazim të rëndësishëm me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në udhëtim tek Villarrealit.
Vendasit e filluan më fuqishëm lojën duke dominuar dhe duke marrë epërsinë në pjesën e parë të ndeshjes, por nuk arritën ta ruajnë avantazhin, me Arsenalin që ishte më dominues në pjesën e dytë.

Pjesa e parë

Topçinjtë e Londrës vuajtën gjatë pjesës së parë të ndeshjes, me vendasit që ishin më ngulmues duke krijuar edhe rastet më të mira.Villarreali kaloi në epërsi mjaft herët, me anë të një goditje bombarduese nga largësia e kapitenit Marcos Senna në minutën e dhjetë të lojës, e cila ishte e pambrojtur për portierin Manuel Almunia.
Arsenali pësoi edhe një goditje tjetër, pasi Almunia u detyra të largohet më herët nga loja për shkak të një dëmtimi, duke u zëvendësuar nga portieri i dytë Lucas Fabiansky.Por nuk mjaftoi kaq, topçinjtë patën edhe një zëvendësim tjetër të detyrueshëm, kur pas 42 minutash lojë William Gallas u dëmtua për t’ia lëshuar vendin Johan Djorou.

Pjesa e dytë

Pas pushimit Arsenali u rikthye më i freskët duke krijuar raste më të shpeshta shënimi që rezultuan edhe me një gol. Ishte sulmuesi i Togos, Emmanuel Adebayor, ai i cili shënoi golin e barazimit, që erdhi 20 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Topçinjtë vazhduan të sulmojnë duke krijuar raste të cilat nuk u shfrytëzuan nga Adebayor, Nasri e Walcott. Edhe vendasit patën tentime të rralla për të gjetur portën kundërshtare, përfshirë edhe një goditje tjetër të fuqishme të Senna, por që asnjëra nuk përfundoi në rrjetën e Fabiaskyt.Rezultat, megjithëse i barabartë, favorizon Arsenalin për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet në Emmirates Stadium pas një jave.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...