Barcelona ia ofron Etoon, Manchester Cityt

dardanmiftari | Tuesday, April 28, 2009 | 0 Komente

Mediat angleze përcjellin lajmin se presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, gjendet në Londër për të negociuar me Manchester Cityn rreth transferimit të sulmuesit Samuel Eto’o.
Sulmuesi kamerunas ka marrëveshje deri në vitin 2010 me klubin spanjoll dhe në disa raste ka thënë se është i lumtur në Barcelonë dhe se për të ardhmen e tij do të vendosë në fund të sezonit.Në prag të ndeshjes së sotme në mes të Barcelonës dhe Chelseat, mediat angleze spekulojnë se Laporta ndodhet në Londër për të kërkuar blerës për sulmuesin më të mirë të Barcelonës.Laporta së pari pritet të takohet me drejtuesit e Manchester Cityt, derisa për Eto’o të interesuar janë edhe Chelsea dhe Tottenhami.City, që mbetet favorit për shërbimet e kameruasit, parashihet se do ta thyejë rekordin e transferimit në Premier League, duke paguar më shumë se 32.5 milionë funte, të cilën i njëjti klub e pagoi verën e kaluar për Robinhon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...