Më 12 maj ndeshja Shqipëri-Milan
Gjiganti italian Milan do ta vizitojë Shqipërinë për të dytën herë, por këtë radhë jo për t’u ndeshur me ndonjë skuadër nga Kampionati shqiptar, por do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Përfaqësueses së Shqipërisë, njoftojnë mediat shqiptare.
Është caktuar data 12 maj kur kuqezinjtë nga Milano do të përballet me Kombëtaren kuqezi në stadiumin “Qemal Stafa”. Njoftohet se për t’u përballur me shtatë-herë kampionët e Evropës do të ftohen lojtarët më të mirë të Superligës shqiptare, ndërsa po ashtu kjo ndeshje do të jetë e hapur edhe për lojtarët e kombëtares, të cilët do të lejohen nga skuadrat e tyre për të ardhur. Ky takim pritet të jetë i pari për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, ende të paemëruar nga FSHF. Kështu trajneri i ri do ta ketë nderin që në ndeshjen e parë në krye të Shqipërisë të ketë përballë disa nga lojtarët më të mirë në botë, si j Ricardo Kaka, Ronaldinho, David Beckham, Alexandre Pato apo Andrea Pirlo.
Category: Futboll
0 Komente