Buffon nuk shkon te United

dardanmiftari | Thursday, April 16, 2009 | 0 Komente

Agjenti i Gianluigi Buffonit, Silvano Martina, ka reaguar ndaj spekulimeve të cilat sugjerojnë se Manchester Unitedi është gati të bëjë një ofertë për portierin e Juventusit.
“The Daily Mail” ka shkruar se Djajtë e Kuq janë duke përgatitur një ofertë për ta transferuar portierin më të mirë në botë në afatin kalimtar veror, mirëpo Martina ka reaguar duke mohuar spekulimet. “Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me Buffon. Jam lodhur duke komentuar vazhdimisht gjërat të cilat nuk ekzistojnë. Asgjë nuk është e vërtetë për atë që thuhet në lidhje me Manchester Unitedin”, ka thënë agjenti për Calciomercato.it.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...