City dëshiron Iniestan

dardanmiftari | Sunday, April 12, 2009 | 0 Komente

"News of the World" njofton se Manchester City dëshiron ta transferojë mesfushorin e Barcelonës, Andres Iniesta.
Tabloidi britanik njofton se ‘pasanikët’ janë të gatshëm të ofrojnë 39 milionë euro për të fituar shërbimet e fantazistit spanjoll, në procesin e përforcimit të skuadrës. 24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2014 me Barcelonën dhe javë më parë ka deklaruar se dëshiron ta përfundojë karrierën në Camp Nou, megjithatë City vazhdon të flasë me “bisedën e parave”, e cila mund ta ndryshojë mendimin e kujtdo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...