Del Piero: Juve nuk dorëzohet

dardanmiftari | Sunday, April 12, 2009 | 0 Komente

Të shtunën mbrëma Juventusi ka pësuar humbjen e gjashtë të sezonit duke mbetur dhjetë pikë prapa Interit, kur janë edhe shtatë javë për t’u luajtur, ndërsa ikona e klubit Alessandro Del Piero pranon se edhe këtë sezon Scudetto do t’i takojë Interit.
“Mendoj se eliminimi nga Liga e Kampionëve është shkaku kryesor për paraqitjet tona të dobëta, megjithatë nuk mund të arsyetohemi me asgjë”. “E patëm mundësinë, të cilën nuk e shfrytëzuam, megjithatë meritojmë respekt për ndeshjet që kemi treguar. Tash e tutje do të jetë shumë vështirë, mirëpo ne nuk do të dorëzohemi deri në fund”. “Është turp që humbëm, mirëpo as barazimi nuk do të na vlente asgjë. Do të provojmë të jemi më luftarakë të shtunën kundër Interit”, ka përfunduar Del Piero

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...