Deco ka frikë nga Messi

dardanmiftari | Thursday, April 16, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Deco, mendon se ish-ekipi i tij, Barcelona, është favorit në përballjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e ka në radhët e veta një lojtar si Lionel Messi.
Edhe krahas asaj që Cristiano Ronaldo e fitoi çmimin e Lojtarit më të Mirë të Vitit, shumica mendojnë se Messi megjithatë është më i mirë në botë.Një nga ta është edhe Deco, i cili i njeh mirë kualitetet e argjentinasit dhe e din se kërcënimi kryesor për Chelsean vjen pikërisht nga Messi.“Është vështirë të thuhet se cili ekip është më i mirë, pasi të dy kanë lojtarë të shkëlqyeshëm. Por mendoj se Barcelona ka përparësi pasi e ka Messin. Ai është një futbollist i cili mund të bëjë dallimin më shumë se të gjithë të tjerët në fushë”, thotë mesfushori portugez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...