Diego mendon për vazhdimin e kontratës me Werderin

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Werderit, Diego, ka bëtë të ditur se ai është duke menduar ta vazhdojë marrëveshjen me klubin e Bundesligës.
Braziliani ka marrëveshje me Werderin deri në vitin 2011 dhe vazhdimisht lidhet me një kalim në Juventus, derisa për të interesim kanë shprehur edhe Inter, Manchester City dhe Real Madrid.Megjithatë Diego thotë se do ta analizojë edhe opsionin për ta vazhduar marrëveshjen me Werderin, nëse klubi nuk arrin t’i realizojë qëllimet.“Nëse nuk arrijmë t’i realizojmë qëllimet, atëherë do ta marr përgjegjësinë si edhe lojtarët tjerë. Në këtë rast nuk do të mund thjesht të largohem. Edhe vazhdimi i kontratës është një opsion”, ka thënë Diego.Weder Bremen aktualisht është në pozitën e dhjetë të Bundesligës, por vazhdon të jetë në garë në Kupën UEFA dhe Kupën e Gjermanisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...