Dy penalti të kapitenit i japin fitoren Romës

dardanmiftari | Sunday, April 05, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka shënuar dy penalti në rikthimin e tij për t’i dhënë në fitore të rëndësishme Romës në përballje me Bolognan në Olimpico.
Ekipi i Luciano Spallettit u forcua me të rikthyerit, kapitenin Francesco Totti, Simone Perrotta dhe Daniele De Rossin, që ndihmuan ekipin të shënojë fitoren e radhës. Pas dy ankesave të hershme të Romës për prekje topi me dorë në zonën e rreptësisë, arbitri akordoi penalti për vendasit pas 12 minutash lojë, kur Tonetto dhe Lavecchia u ndeshën në afërsi të golit, edhe pse u duk që topi kishte kaluar vijën. Nga pika e bardhë i saktë ishte Francesco Totti që dërgoi në avantazh të hershëm Romën. Por, në minutën e 25-të rezultati u barazua, kur pas një harkimi nga këndi, zëvendësuesi Massimo Marazzina shënoi në portën e Donit. Rezultati u vulos 12 minuta pas fillimit të pjesës së dytë kur arbitri akordoi penaltinë e dytë, që kësaj here ishte me vend, pasi zëvendësuesi Julio Baptista u faulua në zonë, dhe Totti nuk huqi as kësaj here. Rezultati mban Romën në pozitën e gjashtë, prapa Genoas dhe Fiorentinas, që me fitoret e sotme ruajnë pozitat katër dhe pesë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...