Manchester United 3-2 Aston Villa

dardanmiftari | Sunday, April 05, 2009 | 0 Komente

Një gol i vonshëm i shënuar nga 17-vjeçari Frederico Macheda, i ka dhënë fitoren 3-2 Mancehster United në ndeshjen dramatike përballë Aston Villas në Old Trafford, si dhe rikthimin në krye të tabelës së Premierligës.
Djajtë e Kuq kaluan në epërsi pas 14 minutash lojë me golin e Cristiano Ronaldos nga gjuajtja e lirë, por mysafirët u përgjigjën duke barazuar me anë të John Carrew pas gjysmë ore lojë, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes. Pjesa e dytë solli një ndeshje edhe më atraktive, me Aston Villa që kaloi në avantazh pas 13 minutash lojë pas pauzës. Një harkim i Ashley Young, gjeti saktësisht Agbonlahor, goditja me kokë e të cilit përfundoi në rrjetën e Edvin Van der Sar, që doli nga porta para kohe. Djelmoshat e Sir Alex Ferguson nuk u dorëzuan deri në çastet e fundit të ndeshjes, duke shënuar edhe dy herë. Ronaldo shënoi golin e dytë të tij në ndeshje dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt, duke gjetur këndin e majtë të portës së Brad Friedel me anë të një goditje për tokë. Heroi i Djajve të Kuq ishte i riu italian Macheda, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e parë shtesë të lojës, për të rikthyer kështu rezultatin dhe për të dërguar Manchesterin sërish në krye të tabelës së Premierligës. Liverpooli, që kryesoi për një ditë tabelën, mbetet një pikë prapa kampionit me 67 pikë, derisa Chelsea në pozitën e tretë ka 64.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...