Interi triumfon drejt titullit

dardanmiftari | Sunday, April 05, 2009 | 0 Komente

Kampionët e Italisë kanë shënuar një fitore shumë të rëndësishme duke e blinduar në këtë mënyre Scudetton edhe për këtë sezon.
Takimi i zhvilluar të dielën në Stadio Friuli, ndërmjet Udineses dhe Interit, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat minimal, prej 1-0. I vetmi gol në ndeshje u shënua pas një kombinimi të Ibrahimovicit dhe Vieiras, me ç’rast mbrojtësi i Udineses, Mauricio Isla, gaboi duke shënuar autogol. Këto tri pikë kanë vlerë të madhe, pasi që Zikaltrit janë distancuar në nëntë pikë nga Juventusi dhe janë më afër se kurrë për ta fituar Scudetton e radhës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...